Vllaznia është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë në Futboll. Pasi fituan 2-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit, shkodranët fituan edhe ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, 1-0.

Goli i vetëmi ndeshjes është shënuar në minutën e 70-të me anë të Mustedanagiç. Portieri vlonjat nuk largoi si duhet topin dhe boshnjaku shënoi me kokë nga brenda zonës. Ky ishte goli i 6-të për të në Kupë.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Laçit dhe Egnatias përfundoi sërish në barazim, kësaj here jo 1-1 si në të parën, por 0-0. Si pasojë ndeshja shkon në shtesë, sepse nuk llogaritet më goli në fushë kundërshtare. Kurbinasit nuk përfituan në fundin e ndeshjes, kur miqtë nga Rrogozhina mbetën me 10 lojtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb