Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar në media për mosprishjen ende të kontratës me Mirel Josën, te Vllaznia vendimi është marrë dhe nuk ka kthim pas. Që do të thotë se tekniku i njohur nuk do të jetë me në krye të skuadrës shkodrane.

Nga ana tjetër, “Shkodra Sport” bën me dije se janë saktësuar edhe pozicionet e dyshes Miloti-Sinani, për të cilën u bë e ditur në komunikatën zyrtare se do ta drejtojnë Vllazninë deri ne fund te sezonit.

Trajner i parë i Vllaznisë tani e tutje do të jetë Auron Miloti, ndërkohë që vendin e tij, atë të drejtorit sportiv do ta marrë Vioresin Sinani. Kjo do të thote se tashmë pasuesi i Josës në pankinë do të jetë Auron Miloti, i cili ka edhe licensën e duhur për ta bërë këtë gjë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndryshojë tani te skuadra dhe kuptohet që pritshmëritë janë për rezultatet e saj. Vllaznia ka pesë javë që nuk fiton në kampionat dhe kjo i ka vënë në dyshim objektivat e saj dhe tashmë shpresat janë për një ndryshim të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb