E konsideruar si perla e turizmit shqiptar, Vlora është një nga ato qytete që flet më shumë se çdo qytet tjetër me pamjen, historinë dhe kulturën e saj. E pozicionuar mes dy deteve, atij Adriatik dhe Jon, ky qytet ka tërhequr vazhdimisht turistë dhe investitorë vendas e të huaj. Të gjithë duan të pushojnë, por së fundi edhe të jetojnë në Vlorë dhe kjo duket qartë nga numri rekord i turistëve, renditja si destinacioni i dytë më i preferuar në booking.com për vitin 2024, jehona e vazhdueshme që i bëjnë mediat më prestigjioze këtij destinacioni, por gjithashtu edhe nga investimet e shumta që janë duke u realizuar në këtë qytet.

Ajo çfarë i tërheq vizitorët dhe investitorët është natyra e bukur në një kombinim perfekt mes detit dhe malit, plazhet, gjiret dhe shpellat karaktertistike të gjitha për t’u eksploruar. Falë infrastrukturës gjithnjë e në përmirësim, Vlora është një destinacion lehtësisht i arritshëm si nga toka, ashtu edhe nga ajri e deti. Hapja në një të ardhme të afërt e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do ta bëjë qytetin bregdetar të vizitueshëm nga çdo destinacion botëror. Distanca e qytetit me atraksionet turistike apo plazhet në të gjithë Rivierën Shqiptare do të shkurtohet ndjeshëm me hapjen e tunelit të Llogarasë në fillim të këtij sezoni turistik. Nga ana tjetër ndërtimi i të parës marinë të klasit botëror në vend për ankorimin e jahteve dhe megajahteve do të krijojë një urë lidhëse me të gjithë rajonin e Mesdheut, duke ofruar mundësinë për të vizituar destinacionet më në zë në një kohë shumë të shkurtër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç portit turistik, Vlora Marina përfshin një kompleks rezidencial me apartamente buzë detit me hapësira të bollshme dhe gjithë komoditetet për të jetuar. Hotelet me 5 yje si Vlora Marriott Hotel janë një tjetër vlerë e shtuar e projektit duke ofruar mikpritje, dhe shërbim cilësor për këdo që dëshiron të pushojë dhe të eksplorojë bregdetin e Vlorës. Një zhvillim i tillë kompleks me apartamente premium, hotele me 5 yje, marinë moderne apo njësi të shumta komerciale, ka padyshim një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të gjithë zonës duke ofruar më shumë stabilitet ekonomik, mirëqënie, rritje të punësimit, dhe të vlerës së pronës. Vlora Marina do të shërbejë si një urë lidhëse për të vendosur themelet e një modeli të ri zhvillimi në të gjithë rajonin e Vlorës. Nga ana tjetër vetë qyteti i Vlorës me histori, kulturë dhe traditë të pasur ka shumë për t’i ofruar kujtdo që vendos ta vizitojë, apo ta zgjedhë për të jetuar. Parqe, monumente, kështjella, trashëgimi kulturore të mbrojtura nga UNESCO siç është isopolifonia, një kulinari e pasur me gatime tipike tradicionale, të një diete mesdhetare, këto dhe shumë të tjera e bëjnë këtë rajon një prej më të pasurve dhe më atraktivëve në vend. Në të gjithë këtë panoramë nuk mund të lemë pa përmendur aventurierët e detit dhe eksploruesit e brigjeve të cilët në të gjithë rajonin e Vlorës kanë pafund plazhe të virgjëra, ishuj, shpella dhe guva mjaft interesante për të eksploruar. Një ishull i cili dallohet pikërisht për gjiret e vogla të futura mes shkëmbinjve, ujin e kristaltë dhe natyrën gati të virgjer është Karaburuni. Rrugës për në ishull mund të ndalesh në shpellën e Haxhi Aliut, një ndër shpellat karstike më të bukura në vend. Shpella të jep përshtypjen e një katedrale gotike. Faqet e brendshme janë të mbushura plot me fole pëllumbash të egër, ndërsa fundi i shpellës është në formën e një liqeni të vogël në ngjyrë blu të thellë. Ndërsa ishulli i Sazanit i vlerësuar si më i madhi në Shqipëri është një tjetër destinacion atraktiv. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ishulli ka shërbyer si bazë ushtarake, ku ishin vendosur anijet luftarake si dhe artilieria bregdetare. Në të gjithë ishullin gjenden aktualisht rreth 3600 bunkerë të ndërtuar në periudhën e diktaturës, duke e shndërruar këtë destinacion si një vend ku ndërthuren bukuritë natyrore me historinë dhe kulturën.
Me kaq shumë mundësi për të eksploruar, shijuar dhe përjetuar, Vlora Marina është pikënisja nga ku mund të filloni një rrugëtim të ri, ku mund të investoni të sigurt dhe të ndryshoni tërësisht stilin tuaj të jetesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb