VLORE– Pesë pako tritoli, gati për shpërthim, i janë gjetur një 25-vjeçari në qytetin e Vlorës. Në kuadër të operacionit “Laguna” është bërë i mundur arrestimi i të riut, Arbër Saraseli, të cilët iu gjetën 5 pakot e tritolit, të mbështjella me letër natriban.

Së bashku me pakot e tritolit, blutë e qytetit bregdetar i kanë gjetur të riut 25-vjeçar edhe kapsollën dhe fitilin, gjë që ka shtuar dyshimet se lënda plasëse ishte përgatitur për shpërthim.

Lënda plasëse është gjetur në banesën e 25-vjeçarit në Zvërnec, dhe dyshohet se do të përdorej për peshkim.

Policia ka shoqëruar 25-vjeçarin në komisariatin e Vlorës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb