Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë, duke paralajmëruar për rreziqet që këto incidente paraqesin për ekuipazhet dhe sigurinë në Detin e Zi.
Përmes një reagimi në platformën X, von der Leyen deklaroi se Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Deti i Zi është bërë një tjetër front i përshkallëzimit të luftës ruse në Ukrainë. Kjo është e papranueshme”, shkroi ajo, duke dënuar fuqimisht sulmet ndaj anijeve tregtare. Kreu i Komisionit Evropian theksoi se sulmet i kanë vënë jetët e anëtarëve të ekuipazheve në rrezik të madh dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë detare në rajon.
The Black Sea has become another front of escalation of the Russian war in Ukraine.
This is unacceptable.
I strongly condemn the drone attacks on merchant ships near Bulgaria’s coast.
Putting the lives of the crew in grave danger and threatening security in the Black Sea.
We stand with Bulgaria and thank its rescuers for their swift response.
Those responsible should be held accountable.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 13, 2026
“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi von der Leyen, duke kërkuar që personat përgjegjës për këto sulme të japin llogari. Reagimi i saj vjen pas raportimeve për sulme me dronë ndaj dy anijeve në ujërat pranë bregdetit bullgar të Detit të Zi, ku sipas raportimeve, njëra prej tyre është fundosur. Incidentet shtojnë shqetësimet për sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, një zonë strategjike për tregtinë dhe lëvizjen e mallrave, e cila është prekur vazhdimisht nga zhvillimet e luftës në Ukrainë.
