Gazeta “Blic” e Beogradit, në versionin e saj print, ka temë speciale vrasësit serbë me pagesë të cilët kryejnë urdhra për vrasje nëpër shtete të botës.

Sipas kësaj gazete, vrasësit serbë me pagesë “zanatin” për vrasje e “poqën” gjatë luftërave të viteve të ’90 të shekullit të kaluar nëpër vendet e ish-Jugosllavisë.

Në fillim, kjo gazetë thotë se vrasësit për një vrasje merrnin deri në gjysmë milioni euro.

Tani çmimi ka rënë dhe për një vrasje mizore, “punëkryesi” merr vetëm 10 mijë euro, shkruan “koha.net”.

Nga vrasjet e tilla ka filluar të mbillet frikë në Ballkan dhe në Afrikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb