Pak më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zbuluar se gjashtë persona ishin shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb ka mësuar emrat e këtyre personave, ndërsa sa i përket emrit të ekzekutorit, ai është shtetasi portugez Ruben Saraiva.

Sa i takon emrave të tjerë, Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Sakaq, gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se të gjithë këta persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se ata janë me precedentë të mëparshëm penalë në shtetet e tyre përkatëse, Britani dhe Portguali.

Emrat:

Edmond Haxhia
Ruben Saraiva
Harry Simson
Thomas Mithan
Steven Hunt
Harriet Bridgeman

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb