Ukraina do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e fundit ruse kundër objekteve të prodhimit të energjisë, tha sot presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy.

“Vrasja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina do të vazhdojë të kërkojë një përgjigje vendimtare nga bota ndaj këtyre krimeve,” shkroi ai në Twitter.

Forcat ruse lëshuan raketa në disa zona të Ukrainës ditën e sotme, duke detyruar termocentralet bërthamore të mbyllen, ndërsa Moska po ndiqte një fushatë për të zhytur qytetet ukrainase në errësirë ​​dhe të ftohtë me fillimin e dimrit sipas autoriteteve ukrainase, ndërsa guvernatori i Kievit raportoi se i gjithë rajoni është pa energji elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb