Një ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar.

Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, në kërkim është shpallur Stjuart Smakaj. Ai është vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes, Sebastjan Smakaj.

Ndonëse nuk dihet se cila është akuza konkrete ndaj Stjuart Smakajt, dyshohet se ai ka bashkëpunuar në vrasjen e 23-vjeçarit.

Gledis Kraja u qëllua pranë një marketi në lagjen Perash mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
Mësohet se fillimisht Kraja ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb