KANADA

Ngjarja e djeshme në Nova Scotia tashmë është shënuar si vrasja më masive në historinë e Kanadasë.

Nëse ditën e djeshme ishin 16 viktima sot bilanci është rëndruar në 22. Një prej tyre dhe vetë agresori i cili pasi ishte i maskuar qëlloi dhjetëra persona u konfrontua me policinë dhe ngeli i vrarë.

Ndër viktimat e tjera janë edhe një 17- vjeçar, një punonjëse mjekësore shtatzënë dhe një veteran të policisë mbretërore të Kanadasë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb