TIRANE- Pas dy ngjarjeve të rënda që kanë tronditur opinionin publik në dy ditët e fundit, vrasja e një 43-vjeçareje në Fier; dhe krimi makabër i ndodhur në Korçë ditën e sotme; kanë reaguar edhe drejtuesit e institucioneve të vendit. Gjatë një aktiviteti “Kundër dhunës ndaj gruas”, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, theksoi se dy rastet e fundit kanë tronditur ndjeshëm opinionin publik, ndërsa bën apel për të marrë masat e duhura.

Duke u ndalur tek ngjarja e Fierit, ku u bë e ditur se gruaja kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtje, ministri Klosi thekson se rasti tregon se “hallkat nuk kanë funksionuar për të ofruar ndihmë ndaj gruas së dhunuar”.

Sakaq, ministri Klosi ka kërkuar që gjykatat të japin masë maksimale për dhunuesin, ndërsa thekson se është e rëndësishme që të forcohen mekanizmat ligjorë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb