PUKE

Gjykata e Pukës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin Enderis Doda, i cili vrau pak ditë me parë me armë zjarri nga pakujdesia shokun e tij 30-vjecar Petrit Biba.

Pas vrasjes, 25 vjeçari Doda u largua nga vendngjarja, por është dorëzuar pas dy ditësh nga momenti i ngjarjes në polici.

Enderis Doda

Para trupit gjykues Dodaj është shprehur i shokuar për ngjarjen teksa ende nuk donte ta besonte se shoku i tij, Petrit Bibaj ka ndërruar jetë pas asaj çfarë ndodhi. “Nuk dua ta besoj, nuk jam i gatshëm të flas për çfarë ka ndodhur. Vecse i kërkoj falje familjes.”-kanë qenë fjalët e vetme para trupit gjykues.

Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb