BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia në asnjë mënyrë, as eksplicite dhe as implicite, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Kjo tashmë është një fjali paksa banale të cilën e përsëris gjithnjë, por e keni parë mënyrën se si kemi luftuar për UNESCO, e keni parë mënyrën se si kemi luftuar për Asociacionin e Komunave serbe. A ju kujtohet se si dikur e kemi kritikuar Marrëveshjen e Dejtonit, por në fund kemi arritur në situatë t’i përmbahemi dhe të mbështetemi për këtë Marrëveshje. Kështu edhe tash mbështetemi dhe përkrahim Marrëveshjen e Brukselit të cilën dikush tjetër nuk dëshiron ta zbatojë”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur nga mediumi rus “Spunjik”, se a do të hiqet Kosova nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, Vuçiç është përgjigjur: “Ne ende nuk kemi filluar të flasim për ndryshimet në Kushtetutë. Nuk dua të flas se çfarë krejt mund të ndodhë, jo pse paraprakisht paragjykoj diçka, këtë s’e bëj dot, por ende s’e kemi marrë vendimin ta ndërrojmë Kushtetutën, as që e kemi hapur këtë temë, pastaj të flas se çfarë do të ndodhte, do të ishte e pakuptimtë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: