Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin, ka lëshuar akuza në drejtim të Perëndimit lidhur me dialogun me Kosovën. Sipas Vulin po punohet në interes të Kosovës.

“Ata të gjithë po punojnë kundër interesit të Serbisë, për ta zgjidhur çështjen me Kosovën. Fuqitë e mëdha po punojnë që të parandalojnë Serbinë që të vendos për veten dhe të zgjidh problemin me Kosovën”, kështu është shprehur Vulin, transmeton agjencia e lajmeve BETA.

Po ashtu ai shtoi se Perëndimi nuk ka interes që Serbia të zgjidhë problematikën me Kosovën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: