Mbretëresha e Spanjës Letizia është shfaqur së fundmi në një ceremoni në Madrid, me veshje që tërhoqi vëmendjen e mbarë botës.

Çdo vit, Shoqata Mútua Madrileña shpërblen organizatat jofitimprurëse dhe individët që përdorin lëvizjet e tyre për të ndërtuar një botë më të mirë për grupet e rrezikuara.

Ishte një mundësi ideale për mbretëreshën e bukur për të treguar qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse ajo erdhi në ceremoni me një bluzë tradicionale ukrainase me qëndisje dhe tregoi se i mbështet njerëzit që po vuajnë në atë vend.

Krahas pantallonave dhe takave të zeza, mbretëresha kishte veshur një këmishë të qëndisur, siç quhet kjo bluzë tradicionale ukrainase, transmeton “Vogue”.

  • foto galeri
  • foto galeri

‘Vyshyvanka’ është pjesë e kulturës ukrainase për shekuj të tërë dhe ka një histori të pasur. Kjo bluzë është gjithashtu specifike sepse përfshin disa teknika të ndryshme të përpunimit të fijeve që pasqyrojnë rajone, qytete dhe madje edhe familje të ndryshme në Ukrainë.

Ndonjëherë qëndisja mund të nënkuptojë shëndet, lumturi, dhe për disa pjesë, qëndisja zgjat me javë apo edhe muaj. ‘Vyshyvanka’ është aq e rrënjosur në kulturën ukrainase saqë ka edhe një ditë që i është kushtuar asaj, dhe ajo është 19 maji.

E veshur me këtë bluzë, mbretëresha Letizia bëri homazhe për njerëzit e vuajtur, por edhe për kulturën dhe traditën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb