Vogëlushi 3-vjeçar, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga dhuna barbare e bashkëjetuesit të nënës së tij, ka dalë nga gjendja kritike.

Historia e djalit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi ai përfundoi në gjendje kome, ndërsa falë ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Traumës, ai tashmë ka kaluar rrezikun për jetën.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ halla tha se djali kur kishte folur për herë të parë, iu ishte drejtuar mjekut; ‘xhaxhi mos më rrih’. Po ashtu ajo tha se ka komunikuar pak me nipin në telefon, përmes lidhjes së internetit.

“Fola pak me kamer me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë që ta kalojë atë traumë. Fola me mjekun dhe fëmija thoshte: mos më rrihni! Ato që deklarova për dhunën në familje mi ka pohuar vetë. Nëna nuk mohohet asnjëherë.”, tha halla.

Aktualisht pas hekurave qëndron Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim të të miturit. Kazanxhi nuk ka pranuar krimin, ndërsa tha se fëmija kishte rënë nga krevati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb