Prej kohësh në media është përfolur largimi i moderatores Xhemi Shehu nga televizioni ‘Top Channel’. Këto zëra së fundmi i ka konfirmuar dhe vetë moderatorja, në Instagram.

Moderatorja ka zbuluar lajmin, teksa i është përgjigjur ndjekësve kuriozë në komente. “E vërtetë që s’do jesh më në ‘Portokalli’?”- e pyet një ndjekës, ndërsa moderatorja i përgjigjet me “Po”.

Ndërsa, një tjetër komentues i shkruan: “Mos u lodh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor”, koment të cilit Xhemi i është përgjigjur: “Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia.”

Mbetet për t’u parë se çfarë planesh ka Xhemi në të ardhmen, dhe a do të jetë më pjesë e televizionit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb