Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka marrë pjesë në Forumin Demokratik Amerikan.

Xhixho shprehet se besimi i qytetarëve tek qeverisja qendrore e lokale ka rënë ndjeshëm, kurse shton se vihet re një interesim në rritje të rolit të Presidentit në proçeset demokratike me 6 pikë krahasuar me 2016.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i nënkryetares së LSI-së Erisa Xhixho:

Kënaqësi të isha pjesë e forumit të Institutit Demokratik Amerikan(NDI) në prezantimin e sondazhit “Angazhimi politik 2020 ” të organizuar nga IDM.

Gjetjet e këtij studimi të cilat analizojnë angazhimin e qytetarëve në proçeset demokratike nxjerrin në pah rënien e besimit dhe interesit të tyre tek qeverisja qëndrore dhe lokale dhe institucionet si Parlamenti krahasuar me vitin 2016.

Ndërkohë vihet re një interesim në rritje të rolit të Presidentit në proçeset demokratike me 6 pikë krahasuar me 2016.

Kjo panoramë kërkon angazhimin tonë për të motivuar qytetarët që të përfshihen në politikë duke u ndjerë të përfaqësuar dhe pasur mundesi për të ndikuar në vendimarrje.

Ndryshimi mund te vi vetëm me fuqinë e votës ndaj pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e  demokracisë në vendin tonë??

https://drive.google.com/…/1bCAj8AUy3FP2EyzEnf1…/view

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb