TIRANË

E ashpër me ish kolegë të saj, që mesditën e 8 janarin iu bashkuan protestës së thirrur, nga ish kryeministri Berisha për godinën e partisë, ka qenë edhe deputetja e Shkodrës, Greta Bardeli.

‘BalkanWeb’ zbardh detaje nga debatet maratonë në mbledhjen e kryesisë, ku mësohet se deputetja Bardeli i ka quajtur kriminelë ish kolegët e saj. Ndër të tjera Bardeli e ka konsideruar 8 dhjetorin një vijë të kuqe që u kalua nga Berisha e të tijët, të cilëve nuk ua fal.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli.

Në mbledhjen maratonë Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga PD. Po ashtu, në mbledhje është vendosur edhe përjashtimi për 7 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit:Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Kletis Kruja.

Ndërsa janë pezulluar, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci,Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb