Juventus u mund 0-4 nga Atletico Madrid në miqësore. Pas takimit për mediet ka folur trajneri i bardhezinjve, Allegri. Numri një i pankinës torineze prek tema të ndryshme si kampionati, merkato apo edhe situata me lojtarë të ndryshëm.

“Jemi të lodhur, kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika. Nuk ka rrethana lehtësuese. E vetmja zgjidhje është të qëndrojmë vigjilent për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse kundër Sassuolos.

Diferenca e madhe me Atleticon? Janë të fortë në Evropë. Nga të gjitha gjërat negative, duhet të nxjerrim aspekte pozitive. Kemi një javë për t’u përgatitur, veçanërisht mendërisht. Në datën 15 janë tre pikë në lojë dhe sigurisht që qëndrimi do të jetë ndryshe.

Cuadrado ka gastroentrit. Ne do të gjejmë një kundërshtar teknik, do të duhet të jemi shumë të mirë dhe me një qëndrim tjetër.

Kostic? Unë punoj me lojtarët që kemi. Mund të fillojmë mirë sepse kemi cilësitë. Duhet të jemi më të këqinj duke fituar më shumë goditje dhe duele”.

Merkato? Nuk mund të them asgjë për Moratën sepse ai është lojtar i Atletikos”

 

555

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: