Zbulohet një planet i ri i vogël, në mesin e afërsisht 5 000 planetëve jashtë sistemit diellor.

Ai quhet GJ 367 b dhe masa e tij është rreth gjysma e asaj të Tokës.

Është shumë i shpejtë, sepse rrotullohet rreth yllit të tij në gati tetë orë.

Ky është një superzbulim, i botuar në revistën ”Science”, falë teleskopit hapësinor të NASA-s ”Tess”, të dhënat e të cilit u analizuan nga grupi ndërkombëtar i kryesuar nga Kristine WF Lam dhe Szila’rd Csizmadia, nga Instituti i Kërkimeve Planetare të Agjencia Gjermane e Hapësirës (DLR).

Me një diametër prej pak më shumë se 9 000 kilometra, planeti është më i madh se Marsi, është shkëmbor, shumë i nxehtë dhe 31 vite dritë larg.

Zbulimi i tij është një kuriozitet sepse tregon se është e mundur të studiohen në detaje edhe planetë kaq të vegjël dhe të lehtë.

“Do të dukej e ngjashme me Merkurin dhe zbulimi i tij mund të jetë një hap përpara në kërkimin e një Toke të dytë”, theksojnë autorët.

GJ 367 b u identifikua me metodat më klasike të vëzhgimit, atë të tranzitit bazuar në ndryshimet në shkëlqimin e shkaktuar nga kalimi i planetit përpara yllit të tij.

Ky i fundit i përket familjes më të përhapur të yjeve, asaj të ”xhuxhëve të kuq” dhe përmasat e tij janë pothuaj sa gjysma e Diellit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb