Shpesh herë ka qenë në qendër të lajmeve rozë për gafat e saj filozofike, madje dhe kur është përpjekur të shpjegohet sërish është vënë në shënjestër. Bë het fjalë për kryetaren e FRESSH, Joleza Koka.

Por pavarësisht se ka qenë subjekt i shakave dhe ironive në rrjet, Joleza nuk e ka marrë seriozisht dhe ka vijuar punën e saj, megjithatë asnjëherë nuk është dhënë ndonjë detaj për jetën e saj personale.

Por kjo deri sot, pasi gazeta “Paloma” ka zbuluar se cili është i dashuri i Jolezës. E me sa duket edhe ai i njohur si aktivist i shoqërisë civile. Leart Kola, ish-aktivist i MJAFT-it, i cili vazhdon të jetë i angazhuar me çështje që prekin shoqërinë civile.

Por ai ka qenë edhe këshilltar i Erion Veliajt, në kohën që ai ishte ministër. Të afërm të çiftit thonë që ata kanë disa vite bashkë dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, edhe pse janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, aq sa as një foto të të dyve së bashku nuk mund të gjendet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: