TIRANE

Modelja e njohur Kristina Bak mesa duket ka gjetur dashurinë. Gjithnjë e kujdesshme në jetën private, duket se kjo është hera e parë që ajo shihet në krahët e një mashkulli. Fotot janë publikuar nga miku i çiftit, biznesmeni i njohur, Kristian Boçi. Për djaloshin nuk dihet asgjë, përveç se quhet Eros dhe është një djalosh shumë simpatik.

Çifti ka kaluar këto ditë karantine, ku kanë pozuar në rrjetet sociale edhe duke u përqafuar. Ata së bashku me miqtë e tyre kanë kaluar një fundjavë në Sarandë, ku dhe i janë përkushtuar më shumë natyrës.

Në fund të vitit të shkuar, modelja pranoi se është në një lidhje të bukur dashurie. Ajo madje u shpreh se ka menduar edhe për martesën në një të ardhme jo shumë të largët. Edhe pse nuk përcaktoi një periudhë konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe i pret me shumë dëshirë ndryshime të tilla.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: