Eduard Lamaj është personi i dytë i ndaluar për vrasjen e 2- fishtë në Laç.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Eduard Lamaj,  shkoi mbrëmjen e kaluar në një klinikë private në Qytetin Studenti i plagosur për t’u kuruar.

Policia gjithashtu ka ndaluar edhe dy mjekë që e kanë kuruar. Lamaj ka një plagë e cila është kryer së paku 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e Bujar Likës (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markut në Laç.

Ai është i ndaluar dhe kishte dhënë edhe identitet të rremë por pas marrjes së shenjave të gishtave iu zbulua identiteti. Po ashtu zbulohet se Eduard Lamaj është komshi në Kurbin me pronarin e hotelit ku ndodhi vrasje, Ari Allamanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb