Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se njerëzit nuk duhet të jenë të shqetësuar, sepse situata në Ukrainën lindore është “nën kontroll”.

Zelensky iu drejtua kombit dhe tha se vendimet e marra dje në një takim të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes tregojnë se “gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka asnjë arsye për panik”. Ai tha se tema kryesore në rendin e ditës ishte situata në Ukrainën lindore, si dhe theksoi se autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur për de-përshkallëzim dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore të çështjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka, jemi gati për gjithçka, besojmë në më të mirën dhe për këtë bëjmë gjithçka së bashku me partnerët tanë, diplomatët tanë dhe më e rëndësishmja me ushtrinë tonë”, tha ai.

Lidhur me tërheqjen e stafit të ambasadave nga disa vende, Zelensky tha se masa nuk paraqet “përshkallëzim të pashmangshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: