Napoli është shndërruar në një kantieri ndërtimi në ajër të hapur për momentin, me punën e drejtuesve që është e orientuar kryesisht drejt lëvizjeve për sezonin e ardhshëm. Përveç çështjes së pankinës, napoletanët mendojnë edhe për gjetjen e zëvendësuesit të Osimhen, sulmues i cili mund të largohet nga kampionët ende në fuqi të Italisë.

Mediat italiane flasin sërish për Jonathan David, lojtar i Lille. Në mënyrë ironike, bëhet fjalë për një futbollist që do të vinte nga i njëjti klub nga i cili Napoli afroi sulmuesin nigerian, me këtë të fundit që ndihmoi ekipin në rrugën drejt Scudetto.

David ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 2 asiste këtë sezon, sakaq kontrata i skadon më 30 qershor 2025. Klubi i Lille ka ulur së fundmi kërkesat e tij në krahasim me të kaluarën, nga 60 milionë euro pretendimet kanë zbritur në 40 milionë euro!

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: