Zbardhet urdhri i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka bërë thirrje për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, sa i takon procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Mësohet se konferenca e Kryetarëve është kërkuar që të mbahet në datën 4 maj, në orën 12:30.

Në këtë mbledhje do të caktohet edhe data e raundit të parë të votimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

RAUNDET
Kujtojmë se burime brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste bënë të ditur për Balkanweb se Shqipëria do të ketë Presidentin e ri të vendit brenda datës 24 Maj.
Siç është raprtuar edhe më herët, PS i kanë dhënë një javë kohë opozitës për të nisur negociatat për kriteret dhe profilin, kanë edhe një skenar me katër data të përcaktuara për katër raundet brenda të cilave pritet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha në një konferencë për mediat se raundi i parë i votimit është parashikuar në 10 Maj. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se raundi i dytë dhe i tretë kur kërkohen 84 vota për të zgjedhur Presidentin janë parashikuar në 16 dhe 20 Maj. Nëse në tre raundet e para nuk arrihen 3/5 e votave është parashikuar që raundi i katërt ku kërkohen 71 vota është parashikuar të mbahet në 24 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb