Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë.

Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, dhe presidentit Ilir Meta, mbi ecurinë e këtij procesi, Kume tha se zgjedhësit duhet të informohen për votën preferenciale.

“Falenderoj Presidentin Meta për insiativën dhe angazhimin e marrë për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme. Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë. Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët. Lidhur me problemet që do shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces.”, -tha Kume.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb