SERBI

‘’Lugina e Bashkuar’’ ka mundur të fitojë edhe mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të thotë se Presheva do të përfaqëohet nga 3 deputetë.

Lajmin e bën të ditur kryesuesi i listës si dhe kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi i cili thotë se tre mandatet erdhën si rezultat i bashkëpunimit të partive shqiptare në Serbi me Tiranën dhe Prishtinën.

Lugina e Preshevës do të ketë si deputetë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD, ndërkohë nga të gjitha partitë shqiptare në Serbi, vetëm njëra refuzoi të ishte pjesë e listës së përbashkët, nga ku u humbën disa vota në Medvegjë.

 

STATUSI NGA SHAIP KAMBERI

Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

 

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb