FRANCE-Partia e qendrës e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është në rrugë drejt fitores bindëse në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare.
Exit-pollet e para tregojnë se “Republika Përpara” mund të fitojë mbi 400 ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 577 vendesh.
Partia e Macronit është themeluar vetëm një vit më parë dhe shumë kandidatë të saj kanë pak ose fare përvojë politike, shkruan BBC.
Rrethi i dytë i votimeve do të mbahet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në rrethin e parë ka qenë e ulët, rreth 49 përqind. Analistët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të dorëheqjes së disa kundërshtarëve të Macronit.
(d.d/BalkanWeb)