Këtë të diel në Gjermani janë duke u zhvilluar zgjedhjet parlamentare. Votimi është hapur në orën 08:00, sipas asaj lokale dhe pritët të përfundojë në orën 18:00. Gazetari Auron Dodi, në një lidhje direkte për “News 24”, tregoi situatën e deritanishme. Sipas tij, në sondazhe prijnë social demokratët, e kryesuar nga Olaf Scholz.

Ndërsa gara është ngushtësisht me pasardhësin e Angela Merkel, Armin Laschet. Dodi tha ndër të tjera, se cilado forcë politike të shpallet fituese, të gjitha do të jenë në interes të Shqipërisë, pasi sipas tij, politika e jashtme e Gjermanisë është pro zgjerimit të Bashkimit Evropian, që e sheh vendin tonë në përbërje të saj.

“Zgjedhjet përcaktojnë drejtimin politik të qeverisë. Rezultati pritet të jetë i ngushtë. Kancelarja Merkel nuk kandidon më. Ajo tha dje që nuk është e parëndësishme. Në sondazhe prijnë social demokratët. Ata marrin 25 26 % të gjelbërit janë të tretët. Kandidati i social demokratëve u shpreh optimist për partinë e tij. Sot në orën 18:00 do të shihet se sa do të jetë rezultati. Asnjëherë zgjedhjet s’kanë qenë kaq të hapura. Sondazhet më të fundit thonë se ka një shumicë edhe për vazhdimin e koalicionit.
Konservatorët, po e morën mandatin, bashkë me të gjelbërit, arrijnë në 53 %. Janë të gjitha parti pro Evropiane. Të gjitha partitë janë për zgjerimin e BE me vendet ballkanike. Politikën e jashtme gjermane e përcaktojnë interesat gjeopolitike të Gjermanisë”, Auron Dodi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb