Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet për kryetarin e PD.
Procesi nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend dhe u mbyll në orën 19.00, pasi u shty nga ora 18:00 që ishte lajmëruar më herët.
Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.
Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm
emrin e tij.
Në disa zona ka përfunduar edhe procesi i numërimit, News24 sjell rezultatet;
Mbyllet numërimi në Maliq;
724 pro
7 kundër
4 të pavlefshme
Mbyllet numërimi për Pustecin
15 votues nga 66 aktivë.
13 PRO
1 ABSTENIM
1 E PAVLEFSHME
Mbyllet numërimi në Kolonjë;
213 pro
4 abstenim
Mbyllet numërimi në Korçë;
392 pro
18 kundër
7 abstenim
18 te pavlefshme
Po ashtu numërimi ka përfunduar në Dimal me pjesëmarrje 87 %, ndërsa pjesamarrja në Kuçovë ka qenë 88 % .
Përfundimi u numërimit në Devoll;
648 pro
29 kunder
15 abstenim
3 te pavlefshme
