SHBA

Këngëtari i njohur Ricky Martin nuk e ka fshehur për asnjë çast dëshirën e tij për një familje të madhe. Dhe së fundmi teksa ai merrte pjesë në fushatën për të Drejtat e Njeriut në Uashington, ndërsa mori çmimin për angazhimin e tij ndaj komunitetit LGBTQ ai dha lajmin e bukur që do të bëhet baba për herë të katërt.

Untitled 11
Untitled 11

“Kam një njoftim për t’ju dhënë. Jemi në pritje të një fëmije. Po është e vërtetë më pëlqejnë familjet e mëdha”- tha ylli portorikan dhe në sallë shpërthyen duartokitjet nga të pranishmit.

Këngëtari është martuar dy vit më parë me artistin me origjinë libaneze Jëan Yosef me të cilin u njohën përmes Instagramit.
Ricky Martin është baba i tre fëmijëve, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo dhe Lucias së vogël e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2018-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb