Diego Simeone ka zyrtarizuar të ardhmen e tij te Atlético de Madrid. Pas disa javësh thashetheme, klubi konfirmoi të enjten se 53-vjeçari do të mbetet trajneri i tyre deri në qershor 2027.

Që nga bashkimi me gjigantët spanjollë në vitin 2011, Simone ka arritur mjaft sukses në Civitas Metropolitano. Argjentinasi ka menaxhuar më shumë ndeshje në historinë e klubit (642) dhe është më i miri në bazë të shifrave, duke fituar gjithsej tetë tituj, përfshirë këtu 2 La Liga. Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu, arritjet në finalet e UEFA Champions League në 2014 dhe 2016.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: