DIBER 

Një 21-vjeçar në Maqellarë të Dibrës rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.

Familjarët e Mateo Agës, ishin ata që denoncuan ngjarjen në polici.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” rrëfejnë prindërit.

“Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji” janë shprehur ata në polici.

Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: