Vijon momenti jo i mirë i skuadrave kryesuese në të dyja konferencat e NBA. Humbja e tretë radhazi për Memphis, por që ruan vendin e dytë në Perëndim. Skuadra e Grizzlies u mund 133-100 nga Sacramento Kings, sfidë ku diferencën e bëri Lyles me 24 pikë.

Ndërsa në Lindje, zhgënjejnë kryesuesit e Boston Celtics, që u mundën 113-98 nga Orlando Magic. Nuk ka dramë gjithsesi, pasi ishte një humbje pas 9 fitoresh radhazi. Banchero me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Orlandon.

Po në Lindje, Milëaukee rikthehet një skuadër e frikshme pas fitores 150-130 arritur ndaj Detroit Pistons jashtë fushe. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Bogdanovic për vendasit. Bucks mbajnë vendin e tretë, vetëm një fitore larg vendit të dytë.

Fiton edhe Chicago Bulls, që mposhti 111-100 Atlanta Hawks, me DeRozan protagonist, autor i 26 pikëve për Bulls. Ishte fitorja e tretë radhazi për Chicagon, që ngjitet në vendin e 10 në Lindje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb