Është votuar unanimisht rezoluta e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Rezoluta lidhet me zhvillimet e fundit në PD. Sipas gazetarit Osman Stafa, rezoluta dënon lëvizjen e djeshme të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, afirmon 18 dhjetorin, mbështet kryetarin, kryesinë si dhe grupin parlamentar.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme pritet të ketë dhe shkarkime, ku është propozuar shkarkimi i kryetarit të këshillit, Edi Paloka, si dhe 11 anëtarëve të kryesisë, të cilët pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb