Takimi mes Zinedin Zidan dhe Pol Pogbas në Dubai ka bërë që të shpërthejnë zërat e merkatos për një transferim të mundshëm të mesfushorit të Kombëtares së Francës në radhët e Real Madridit. Madje janë hamendësuar edhe shumat e transferimit, kohëzgjatja e kontratës e gjithçka tjetër që ka të bëjë me zhurmën normale që krijon një situatë e tillë.

Pog Zid
Pog Zid

Por, për t’i vënë kapak këtyre zërave, ka menduar vetë trajneri francez i “Los Blancos”, që në konferencën e fundit për shtyp, ka kërkuar të qartësojë takimin në Dubai. “Ishte thjesht një rastësi. Ai ishte aty ku isha dhe unë, folëm për gjëra private mes dy personave që njihen prej shumë kohësh. A do ta blejmë në janar? Ka shumë opsione për klubin. Kur të vijë janari do të shohim se çfarë do të bëjmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb