GREQI

Greqia ka hapur një hetim mbi zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin dhe kanë djegur me mijëra hektarë dhe shtëpi.

Prokurori i Gjykatës së Lartë ka urdhëruar hetimin për katastrofën ekologjike të paparë më parë në Greqi.

Për shkak të përhapjes së zjarreve në mënyrë të njëpasnjëshme dhe në një kohë shumë të shkrutër dyshohet se ka pasur një plan të organizuar zjarrvënieje.

Pikërisht po hetohet për një veprimtari kriminale të organizua të qëllimshme. Do të jenë disa prokurorë të lartë që do të kryejnë hetime të pavarura për zjarret që kanë rënë nga Attika, Evia, Selanik dhe më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb