GREQI – Pas zjarreve të mëdha në veri-lindje të Athinës, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale.

Ambasada shqiptare në Athinë së fundmi raporton se është gjetur e shkrumbuar makina e një shqiptari.

Korrespondetja Ira Londo raportoi për BalkanWeb se makina i përkiste një të riu nga Tepelena por nuk dihet nëse trupi i shkrumbuar në makinë është i tij.

“Ankesat ndaj shtetit janë të mëdha pasi nuk mundën të parandalonin një katastrofë të tillë.

Njerëzit kanë mbetur në kurthin e zjarrit në përpjekje duke u larguar. Zjarri është shuar në det, ka kaluar të gjitha zonat e banuara, shtëpi, makina, njerëz dhe vetëm në det është shuar.

Njerëzit nuk kanë pasur asnjë ndihmë, por vetëm duke u larguar. Por janë gjetur edhe të mbytur në det, 2 gra dhe një fëmijë në përpjekje për t’u larguar janë mbytur.

Ajo që është më tragjike është se çdo gjë ndodhi për 3-4 orë. Forcat policore dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, por ato qe do të gjenden do të jenë vetëm viktima,” tha gazetarja.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: