GREQI-Zjarret tashmë janë nën kontroll në Greqi, deklaroi Departamenti i Zjarrfikseve në ndërkohë që njoftoi edhe vdekjen e një polici, shkatërrimin e shumë shtëpive dhe ngordhjen e qindra kafshëve.

”Polici 47-vjeçar merrte pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve në malin Imet, në lindje të Athinës, kur u dogj për vdekje. Ai u raportua i zhdukur që nga e premtja dhe trupi i tij u identifikua vetëm sot”, tha televizioni ERA1.

Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku i zjarreve mbetet i lartë në jug të vendit për shkak të erërave të fuqishme.

Edhe sot, vatra zjarri aktive ka në Xakinthos, Skiros dhe Distomo.

(a.n/DPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb