Mbrëmjen e sotme, godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha.

Menjëherë pas kësaj ngjarje  ka reaguar  Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Z.Vangjush Dako duke thënë se nuk ka patur dëme në materialet brenda bashkisë.

Ai pohoi gjithashtu se shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e një kabulli elektrik në bodrumin e katit të parë të bashkisë.

Gjatë regimit Dako falenderoi njësinë e zjarrfikësve për shuarjen në kohë të flakëve.

Reagimi i plotë i Dakos:

Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabulli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb