Anna Stachurska, e njohur si “Lewandowska” pas martesës së saj me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, zbuloi se kishte marrë një ofertë për të luftuar në Artet Marciale të Përziera, të quajtur ndryshe MMA:

“Kam pirë një kafe me Slawomir Peszko, pronarin e KSW (organizata kryesore MMA në Poloni) dhe më tha të provoja diçka të re. Ai vlerësoi se ishin dy vjet përgatitje. Unë i thashë se doja të flisja fillimisht me burrin tim” – u shpreh Anna.

Nuk dihet ende nëse Lewandowski e ka pranuar këtë ofertë, por fakt është se bashkëshortja e tij është e palestruar dhe do t’i duheshin thjesht të mësonte teknikat e duhura për të marrë pjesë në MMA. Më herët ajo është marrë me karate dhe kjo do ta ndihmonte atë për t’u përshtatur shpejt.

142123092 35f7f703 288a 4ec0 B44f F5ebd364d5b2
 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb