Klubi i Arsenal ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e verës. Klubi londinez ka transferuar me parametra zero 34-vjeçarin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner.

Mbrojtësi në 7 sezone me bardhezinjtë ka fituar po kaq herë titullin në “Seria A”, ndërsa po përgatitet edhe për pjesëmarrjen në Botëror me Zvicrën.

“Stephan do të sjellë eksperiencë të madhe dhe lidership në skuadrën tonë. Ai është një lojtar me kualitet të madh dhe me një sjellje shumë pozitive. Stephan do të na përmirësojë si brenda ashtu edhe jashtë fushe,” shprehet trajneri Unai Emery.

“Është një moment i madh për mua, pas Juventus-it, të vijë tek Arsenal. Është një projekt për t’u rikthyer në Champions League, është e vështirë të mos shohësh një klub si Arsenal që nuk luan në Champions League nëse sheh lojtarët, klubin, stadiumin,” ishin fjalët e para të Lichtsteiner.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb