Real Madrid është një nga skuadrat më aktive në merkato. Klubi i Los Blancos pasi largoi shumë futbollistë të reparti ofensiv, ka siguruar një transferim të rëndësishëm në mesfushë.

Galaktikët kanë firmosur me Jude Bellingham. Talenti që vjen nga Dortmund dhe Real Madrid kanë arritur një akord të vlefshëm deri në vitin 2026. Sa i takon shifrave, spanjollëve do të derdhin në arkat e verdhezinjve të Bundesligë plot 103 milionë.

19 vjeçari Jude Bellingham shihet si një nga futbollistët më me prespektivë për të ardhmen, falë talentit të jashtëzakonshëm që zotëron. Anglezi ka luajtur më parë në Championship për Birmingham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb