Fiksimi ynë për prerjet e flokëve stil bob nuk ka ndryshuar aspak, madje as këtë vjeshtë. Nga bob-i italian te bob-i voluminoz, këtë vit, ne kemi parë pothuajse çdo lloj modeli flokësh të rishfaqet. Dhe nuk është për t’u habitur, sepse kjo prerje flokësh klasike është një zgjedhje e përjetshme nëse doni të shkurtoni flokët. Për më tepër, ka edhe shumë variacione për të zgjedhur. Por këtë vjeshtë ekziston një prerje flokësh bob që u përshtatet të gjithëve.

Sipas stilistëve, ne mund të presim që stili të nisë vrullin e vet ndërsa fillojmë të rezervojmë për prerjet e flokëve në vjeshtë dhe tashmë po shohim se sinjali i një tjetër trendi bob po shfaqet sidomos javët e fundit: Bob-i i viteve ’90. Jordanna Cobella, Parukierja e Vitit në Londër dhe Ceo e sallonit “Cobella”, jep detajet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse jeni duke kërkuar për një bob që ka shumë volum, bob-i i viteve ’90 është një zgjedhje e shkëlqyeshme. Cobella rekomandon të kërkoni për “teksturë të valëzuar dhe të lehtë” ose një “bob francez”.

Disa stilistë do të zgjedhin t’i presin flokët me brisk nëse flokët tuaj janë më të trashë, gjë që i jep strukturë shtesë gjatësisë, ndërsa gërshërët funksionojnë më mirë për ata që kanë flokë më të hollë.

Gjatë konsultimit me stilistin e flokëve, sigurohuni që të komunikoni sa shkurt dëshironi të shkoni dhe kërkoni një formë katrore në vend të formave të rrumbullakosura.

Gati për modelin e ri? Frymëzimin e modeleve të flokëve të viteve ’90 e gjeni edhe në këtë kolazh me foto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb