Laçi ka vendosur të largojë trajnerin Gentian Mezani. Shkak për këtë vendim të klubit kurbinas janë bërë rezultatet e arritura deri më tani, të cilat nuk kanë qenë aq të mira.

“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive” – Shkruan klubi.

47-vjeçari i lindur në Vlorë ka qëndruar në krye të skuadrës për 19 ndeshje. Ekipi mori mesatarisht 1.37 pikë për ndeshje dhe aktualisht renditet në vendin e tetë. Mezani ka drejtuar më parë skuadra të njohura si Luftëtari apo Flamurtari ndërsa në Kosovë do mbahet mend për eksperiencën te Gjilani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: