Dejan Liço do të jetë nga dita e sotme një lojtar i skuadrës së njohur portugeze, Sportingut të Lisbonës. 18-vjeçari korçar që në verë u transferua te spanjollët e Legenas, ka vendosur të kalojë në ligën portugeze dhe më konkretisht te një nga klubet më të mëdha në vendin luzitan.

50862998 387706108443843 3399254013902848000 N
50862998 387706108443843 3399254013902848000 N

Liço është aktivizuar rregullisht me skuadrën U-19 të Leganesit, ndërsa tanimë është gati që të kërkojë të bëjë hapin e madh ne një ligë të fortë siç është ajo portugeze.

51161419 358430291455451 1018381319052197888 N
51161419 358430291455451 1018381319052197888 N

Liço është pjesë e skuadrave zinxhir të Kombëtares së Shqipërisë dhe shikohet si një nga elementët më premtues të grupmoshës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb