GREQI-Mbyllet sot memorandumi III i masave shtrënguese financiare për Greqinë megjithatë vendi do të mbetet nën mbikëqyrje te rreptë të BE-së me 4 kontrolle të ecurisë ekonomike në vit. Kryeministri Cipras shpall daljen e Greqisë nga programet e shpëtimit financiar duke e cilësuar këtë ditë, historike per vendin e tij. Në një fjalim të xhiruar në ishullin Itaka, Cipras tha:

“Sot është një ditë e re për Greqinë. Lamë pas memorandumet e krizës, të recesionit, të shkretëtirës sociale. Greqia sot fiton sërish te drejtën te përcaktojë fatin dhe te ardhmen si një vend i barabartë europian, pa presion, ndërhyrje, shantazhe, pa sakrifica të tjera te popullit tone”.
Ai e quajti atë që Greqia përjetoi në 5 vjecarin e fundit, një situatë të paprecedentë për periudha paqeje, ndërsa të sotmen e cilësoi një ditë çlirimi, një fillim i ri, pa harruar kurrë shkaqet dhe shkaktarët që sipas tij e shkaktuan krizën ekonomike të Greqisë. Greqia nënshkroi 3 programe shpëtimi financiar, përshtatja e vendit ne keto programe kushtoi 288 miliardë euro, shifër rekord për historinë botërore.

“Recensioni i madh grek” hyri ne historinë botërore si një nga më të mëdhenjtë. Kësti i fundit i kredisë që Greqia mori ne fillim te gushtit do të shlyhet në vitin 2060, ndërsa gjithsej bankat kanë kredi 60 miliardë euro dhe shteti 200 miliardë euro borxh kreditor. Së bashku me fondet europiane dhe kapitalet e huaja, ndihma për Greqinë është 450 miliardë euro. Plot 500.000 grekë intelektualë braktisën vendin. Greqia do arrijë të rimëkëmbet vetëm nëse vijojnë masat shtrënguese dhe reformat e parashtruara si dhe nëse arrin tepricë primare për 40-vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb