TIRANE – Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari dhe DJ me famë botërore, Tim Bergling, apo siç njihet nga të gjithë DJ Avicii.
DJ dhe producenti muzikor është gjetur i vdekur këtë të premte në banesën e tij nga familjarët, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ikja e parakohshme e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes se muzikantit suedez, ndërsa pritet fjala e ekspertizës.
Avicci u tërhoq nga performancat e tij në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore. Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.
Ky lajm ka tronditur të gjithë fansat e muzikës dhe menjëherë kanë ardhur reagimet në rrjetet sociale. Përveç artistëve të njohur botërorë edhe vip-at shqiptarë kanë shprehur hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të Aviciit. Ndër ta ishin, Oriola Marashi, Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Young Zerka etj.